Kandidatët për president, Arben Taravari dhe Bujar Osmani sot kanë falur së bashku namazin e xhumasë te Xhamia e Sahatit në Gostivar.
Përndryshe sot është faluar Xhumaja e dytë në muajin e Ramazanit, kurse një shembull të mirë në frymën e këtij muaji kanë dhënë kandidatët shqiptarë për president, Arben Taravari nga koalicioni VLEN dhe Bujar Osmani nga radhët e Bdi-së.
Ata u panë pranë njëti tjetrit duke falur Xhumanë e sotme, njëherit duke dhënë shembull për një fushatë të qetë dhe moderne parazgjedhore.