Kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti, të LP-së, Skender Rexhepi, të PDE-së, Arijanit Hoxha dhe i PDSH-së, Menduh Thaçi sot kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Frontit Evropian, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Arijanit Hoxha tjerash tha se kjo garë e Frontit Evropian është si UÇK e vitit 2001 në Maqedoni dhe se prijësi i tyre është Ali Ahmeti.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi gjatë fjalimit oponentëve ju tha se kjo është garë me Rusinë jo me kryetarët e opozitës.
Skender Rexhepi tha se fitorja e Bujar Osmanit në zgjedhje presidenciale do të thotë fitore bindëse për Frontin Evropian në zgjedhjet Kuvendare.