Për nesër ASH-krahu i Selës ka caktuar mbledhje të Kuvendit Qendror, ku pritet të merret vendim se si do të garojnë në zgjedhje, respektivisht nëse do të bëhen pjesë e Frontit Europian. Nga VLEN i bëjnë thirrje Ziadin Selës dhe Krenar Llogës që të ndryshojnë mendje dhe t’i bashkangjiten frontit opozitar.
“Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të performuar vetë”, thonë nga VLEN.