Ministrat e Jashtëm të NATO-s kremtuan 75-vjetorin e aleancës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i saj u kujtoi Shteteve të Bashkuara se kishin nevojë për aleatët e tyre më shumë se kurrë, ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e saj të tretë. Të 32 vendet anëtare të aleancës u pajtuan të të fillojnë planifikimin për një rol më të madh në bashkërendimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për ta mbështetur atë në luftën me Rusinë, konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe të tregojë unitetin e saj, ndërsa Ukraina pret një paketë me vlerë rreth 60 miliardë dollarësh që mbetet e bllokuar në Kongresin amerikan.

” Për NATO-n, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë miq dhe më shumë aleatë se çdo fuqi tjetër e madhe. Unë nuk besoj vetëm në Amerikë, ashtu siç nuk besoj vetëm në Evropë, besoj në Amerikë dhe Evropë së bashku në NATO”, deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s. /Alsat.mk