8 C
Tetovo
E shtunë, 17 Tetor, 2026
BallinaLajmeRami Mislimi publikon statusin për anketën e Bërvenicës, por jo rezultatet: Jakup...

Rami Mislimi publikon statusin për anketën e Bërvenicës, por jo rezultatet: Jakup Huseini 3.7% para Arkin Jahiut

Gazetari i TetovaSot, Rami Mislimi, ka publikuar një status për anketën e re në Bërvenicë, një natë para zgjedhjeve, duke bërë të ditur se portali ka siguruar rezultatet, por nuk do t’i publikojë për shkak të ndikimit të mundshëm në procesin zgjedhor dhe perceptimit të animit politik.

Në statusin e tij, Mislimi shkruan:

“Anketë e re në Bërvenicë.

Portali TetovaSot ka siguruar anketën e re një natë para zgjedhjeve në Bërvenicë.

Sipas anketës, Stojanço Radiçevski kryeson në garë me 25,4%, ndërsa mes Jakup Huseinit dhe Arkin Jahiut është garë e ngushtë!

Njëri nga kandidatët është para me 3.7%.

TS e ka anketën, por nuk do të publikojë për shkak ndikimit dhe animit!”

Ndërkaq, sipas të dhënave të pretenduara për anketën, Jakup Huseini është 3.7 pikë përqindje para Arkin Jahiut, kandidatit të BDI-së. Megjithatë, rezultatet e plota nuk janë bërë publike dhe kjo epërsi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments