“Dola me planin nëntë pikësh për deeskalim në veri të Kosovës si kryesues i OSBE-së për shkak se me vendim të OSBE-së është vështirë të merren vendime për shkak se janë me konsensus dhe prandaj shfrytëzova mandatin tim si kryesues të dal me planin 9 pikësh i cili pastaj u bë edhe plani i Qeverisë së Kosovës për deeskalim,” deklaroi Bujar Osmani, Kandidat për President.
Kjo deklaratë e Bujar Osmanit, nxiti reagime të shumta në Kosovë dhe Maqedoni. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka thënë se plani nëntë pikësh i OSBE-së për depërshkallëzim të situatës në veri, është hartuar nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në planin 9 pikësh të OSBE-së, të publikuar më 3 qershor të vitit 2023, Kosovës i kërkohet të tërheqë Policinë Speciale nga veriu i Kosovës, teksa Serbisë ta ulë gatishmërinë e Ushtrisë.
“Pra, Kosovës të largojë forcat që rezultuan që garantojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe integritetin territorial të vendit, kurse Serbisë të ulë gatishmërinë e forcave që kërcënojnë me agresion sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës”,
Kryeziu ka thënë se është një rast tjetër “ku shqiptarët e shohin Kosovën me sy të ndërmjetësve ndërkombëtarë”.
“Dje e kuptuam që plani 9 pikësh i OSBE-së, qenka hartuar nga vetë z. Bujar Osmani. Një rast tjetër kur shqiptarët e shohin Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fund, ky plan, nuk u bë plan i qeverisë. Deeskalimi ndodhi. Pa e dëmtuar sovranitetin e pa rrezikuar sigurinë”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Ndaj kësaj deklarate reagoi edhe kandidati i opozitës shqiptare për president Arben Taravari. Ai tha se dokumenti i Bujar Osmanit ka kërkuar që të mos qëndrojnë në veri ata heronj që na bënë krenar të gjithëve në rastin e sulmit të Vuçiqit në Banjskë, ku u vra nga terroristët serbë, policii dëshmor Afrim Bunjaku.
VIZRT – Arben Taravari, Kandidat për President
“Fatmirësisht mendoj, Qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar planin e Bujar Osmanit, sepse po të ishte pranuar ai plan, bandat e Vuçiqit nuk do të kishin gjetur rezistencë. Na vjen të gjithëve vështirë, kur një politikan nga Maqedonia e Veriut, siç është Bujar Osmani, mban qëndrime të tilla antikombëtare në rastin e Kosovës”, thuhet në reagimin e Taravarit.
Një reagim erdhi edhe nga këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë Bekim Qoku. Ai kujton madje se në përgjet e Zaevit kreu i integristëve Ali Ahmeti dëgjohet se si është angazhuar për miratimin e Zajednicës në Kosovë. / alsat.mk