Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka reaguar pas publikimit të planit 9 pikësh që Bujar Osmani e ka dorëzuar si udhëheqës i Misionit të OSBE-së, për zgjidhjen e situatës në Veri të Kosovës, ku një grup terroristësh serb, sulmuan në Zveçan, si pasoj e së cilës mbeti i vrarë një polic i Kosovës.
Reagimi i plotë i Bilall Kasamit
“Të dashur qytetarë,
Ne si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kemi dhënë dëshmorë për Kosovën që u çlirua nga Serbia.
Si u bë që tani del kryetari i BDI dhe thërret tash rroftë populli serb?
Ne kemi mbështetur me gjithë zemër pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Si u bë që tash na del ky Bujar Osmani dhe propozon që policët heroikë të Kosovës, të largohen nga territori i Kosovës?
Maqedonia e Veriut Kosovën e ka partnere dhe aleate. Serbia është kundër anëtarësimit në NATO, Kosova dihet, si çdo vend shqiptar, është shumë pro-NATO.
Si u bë që këta të Frontit të BDI-së ia kanë mbajtur anën Serbisë kundër Kosovës.
Kjo është edhe një dëshmi se ja VLEN, ja VLEN që të dalim në mënyrë masovike të votojmë për koalicionin VLEN!
Duke votuar për koalicionin VLEN, ne votojmë për Maqedoninë e Veriut në BE, për Shqipërinë në BE, për Kosovën në NATO dhe BE.
Duke votuar për koalicionin VLEN, ne votojmë që shqiptarët të jenë të bashkuar në Europë.
Duke votuar për koalicionin VLEN, ne votojmë kundër BDI-së, kundër Sërbisë, ne votojmë kundër Rusisë!”