Fronti Europian hapi shtabin komunal zgjedhor në Strugë. Bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 5, Ziadin Sela duke iu drejtuar të pranishmëve tha se Fronti Europian nuk është krijuar për ti mundur të tjerët, por është krijuar për orientimin e vendit drejt perëndimit.
“Bashkimi i BDI-së dhe ASH-së është bërthamë bashkimi pa marrë parasyshë kundërshtimeve të mëparshme. Ky bashkim u bë për orientimin e vendit drejt perëndimit. Gjithmonë kemi gjetur gjuhë të përbashkët për t’i bashkuar shqiptarët sepse këto zgjedhje janë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE, sepse nuk mund ta mbajmë peng edhe Shqipërinë por të vazhdojmë me hapa gjigand drejt BE-së. Të bashkuar kemi ditur t’i fitojmë gjithmonë, kur jemi bërë bashkë kemi pasur rezultate jo vetëm në zgjedhje por edhe projekte konkrete. Bëmë kryetarin e Kuvendit, Ligjin për gjuhën shqipe edhe kryeministrin e parë shqiptar. Tash më 24 prill të votojmë Bujar Osmanin ta qojmë në rrethin e dytë dhe bashkë ta realizojmë idenë për presidentin e parë shqiptar” tha Ziadin Sela.
Musa Xhaferri në fjalën e tij tha se Fronti Europian nuk bën garë për t’i fituar të tjerët por garon me peogram të qartë antarësimin e vendit në BE dhe të mos mbahemi peng i LSDM dhe VMRO. Në hapjen e shtabit fjalë morën edhe kandidatët tjerë për deputet si Premtime Zulali e Mehmed Halili. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se kur bashkohen struganët është e frikshme për të gjitha partitë politike.