Një 52 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi i kanë gjetur në lokalin pa licensë, 4 thika.
Në pranga ka rënë V.K banues në lagjen nr.14 në Korçë ku gjatë kontrollit të bërë në lokalin e tij, u gjetën armët e ftohta.
Të cilat u sekuestruan.
Sipas verifikimeve të bëra, rezultoi se 52 vjeçari e ushtronte aktivitetin e subjektit pa licencën përkatëse.