GJOKO VELLKOVSKI, MINISTRI I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Më 20 janar 2024 është lidhur në mënyrë elektronike marrëveshja për shkëmbimin e të dhënave për bazat e të dhënave ndërmjet ministrave të atëhershëm Trençevska dhe Spasovski. Shkëmbimi i parë i të dhënave është bërë vetëm më 5 mars 2024, gjë që shtron pyetjen: Pse ka pasur pritje? Dhe çfarë bënte ministri deri më 20 janar 2024?”.

Ai pyet se pse është pritur për emërimin e tij për ministër teknik për të filluar shkëmbimi i të dhënave kur kjo ka mundur të bëhet që të nesërmen, ndonëse ky rast është 10 ditë para emërtimit të tij për ministër. Në ndërkohë, Velkovski thekson se pyetja ende mbetet enigmë. /SHENJA/