”Titan” është titulli i këngës së Besa Kokëdhimës, që do të përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision 2024”, që këtë vit do të mbahet në Suedi.
Kënga “Titan” është kompozuar nga vetë Besa në bashkëpunim me Kledi Bahitin dhe teksti nga Gia Koka. Videoklipi dhe kënga në total është nën drejtimin e një ekipi turk. Besa është e përgatitur për të rrezikuar. Që në fillim ajo e bëri të qartë se synonte të rinovonte këngën e saj. Rindërtimi është tërësisht në anglisht, me qëllim përcjelljen e mesazhit në mënyrë më efektive. Besa është shprehur në rrjetet sociale se kënga ka evoluar ndjeshëm nga versioni fillestar dhe dëshiron që të gjithë ta kuptojnë tekstin e saj prekës. Ajo sapo ka realizuar provën e parë në Malmo.