Fitorja e Lyon kundër Monacos me rezultatin 3-2 e ka kurorëzuar PSG kampione të Ligue 1. Ekipi i Luis Enriques ka një diferencë me 11 pikë me rivalët nga Principata, ndërsa deri në përfundim të kampionatit kanë ngelur edhe 3 takime.
Ky është titulli i 12 në histori për parisienët. Kjo është hera e tetë që klubi francez e fiton trofeun e rëndësishëm në dekadën e fundit. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique tregoi dominim total në Ligue 1. PSG po lufton edhe në Ligën e Kampioneve si edhe në Kupën e Francës.
Një sezon të jashtëzakonshëm ka bërë edhe Kylian Mbappe. Ai realizoi 26 gola në kampionat, ndërsa është i katërti në listën e asistuesve.