8 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
BallinaLajmeDr. Lulzim Agai, hapa konkretë për forcimin e Klinikës së Neurokirurgjisë në...

Dr. Lulzim Agai, hapa konkretë për forcimin e Klinikës së Neurokirurgjisë në Shkup: Punësohen 10 punonjës pas shtatë vitesh

Pas shtatë vitesh pa punësime të reja të personelit të mesëm mjekësor, Klinika e Neurokirurgjisë në Shkup ka punësuar 10 punonjës që prej kohësh kontribuojnë në këtë institucion.

Ky vendim u siguron atyre të drejtat e plota ligjore, përfshirë stazhin e punës, sigurimin shëndetësor dhe pushimin, ndërsa klinikës i sjell staf më të qëndrueshëm dhe të motivuar. Punonjësit, të cilët njohin nga afër kërkesat e shërbimit neurokirurgjik, do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve për pacientët.

Nën drejtimin e Dr. Lulzim Agait, ky hap paraqet një zhvillim të rëndësishëm për organizimin dhe funksionimin e klinikës, si dhe një dëshmi se zgjidhja e problemeve të grumbulluara prej vitesh është e mundur përmes angazhimit institucional.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments