Kandidati për deputet nga Koalicionin VLEN në njësinë zgjedhore nr.6, Adnan Azizi deklaron se nuk ka gjë më të ulët se sa një person i cili shitet si komandanti i luftës , tja puthë dorën VMRO-DPMNE që të futet pa asnjë kusht në Qeveri.
“Më nënçmuesja dhe denigruesja nga njeriu i luftës të shkojë të kërkojë te VMRO të jetë pjesë e qeverisë pa asnjë kusht. Mickoski vet e deklaroi se jo vetëm atë por edhe babain e tij e lusin që të intervenojnë dhe të hyjnë në Qeveri. Kalojmë në një fushatë intezive. Ju shmangemi tubimeve të mëdha. Takojmë çdo qytetar. Nga gjithë marim përgjigje se me punën e Bilall Kasamit që ka realizuar në Tetovë është turp mos përkrahet. Jemi para Qendrës për kultur. 4 milion euro kanë përfundu në xhepin e hajdutëve të BDI. Dua edhe një gjë t’ua sqaroj tetovarëve. Gjithë këto vjedhje drejtpërdrejtë prekin në buxhetin tuaj familjar. Janë para të vjedhura të punëtorëve të NPK-së, të Ujësjellësit dhe ndërmarrjeve publike”, ka thënë Azizi.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje masive për të kundërshtuar dhe ndaluar këto, siç tha, vjedhje dhe këtë sjellje të pushtetarëve, duke ftuar qytetarët të dalin në votim më 8 maj për të shprehur qartë kundërshtimin e tyre.
“Ftoj gjithë qytetarët në menyrë masovike të dalin më 8 maj ta dënojnë zullumin dhe të na japin mbështetje për të bërë projekte, kemi projekte milionëshe për ta bë qendër atraktive Kodrën e Diellit”, ka thënë Azizi.
Azizi ka dalë hapur kundër presionit të institucioneve të cilat, sipas tij, po ushtrojnë presion dhe trysni ndaj qytetarëve, sidomos në njesinë e 6 zgjedhore.
“Presioni i policisë, gjithë votat që i ka marrë BDI në zonën 6 janë nga presioni duke dhunu, shantazhu çdo qytetar në mënyra më perverse që as në kohën e Titos dhe xhaxhit Enver nuk i kemi has. Nga momenti që morën përgjigje se s’do të jenë në qeveri kanë filluar të dërgojnë mesazhe. Unë s’kam kërcnuar, unë s’kam shantazhuar, qytetarët fatmirësisht i kanë denoncuar të gjitha shantazhet dhe më 8 maj do ta marrin përgjigjen”, ka përfunduar Azizi.