8 C
Tetovo
E diel, 8 Nëntor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniIlire Dauti ia përplas shifrat Dimitrievskit: „Grupi i vogël“ shqiptar është më...

Ilire Dauti ia përplas shifrat Dimitrievskit: „Grupi i vogël“ shqiptar është më shumë se gjysma e maqedonasve!

Deputetja Ilire Dauti, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili shqiptarët i kishte cilësuar si „një grup i vogël qytetarësh“.

Dauti i është përgjigjur me argumente demografike, duke rikujtuar se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë, ndërsa maqedonasit 54.2%.

„Pra, shqiptarët janë sa 54.4% e numrit të maqedonasve, më shumë se gjysma e tyre. Ky grup vështirë se mund të quhet i vogël, përveçse në matematikën tuaj politike“, ka shkruar Dauti.
Ajo i ka dërguar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë Dimitrievskit, duke i kërkuar të ketë kujdes në deklaratat për shqiptarët dhe gjuhën shqipe.

„Në Qeveri ndaç rri, ndaç mos, veç kujdes kur flet për shqiptarët dhe gjuhën shqipe“, përfundon reagimi i deputetes, me shprehjen: „Не мешај баби и жаби!“ (Mos i ngatërro gjërat që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën!).

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments