Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në “Opinion” tek Blendi Fevziu ka pranuar se ai është që mban kontaktet me VMRO-DPMNE-në si partner të vjetër.
Bashkim Bakiu, shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për president Arben Taravari theksoi se dyshon që në fushatë ka një koordinim mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, për shkak të retorikën e krijuar, ndërsa Thaçi iu përgjigj:
“Po, po, unë jam në koordinim sepse kam mbështetjen e plotë të zotit Ali Ahmeti për kontaktet me VMRO-në. Fjalia e fundit e imja është se mos shifni ëndrra që mund të bëni diçka me mua dhe PDSH-në pa BDI-në dhe Ali Ahmetin. Ne jemi partnerë të vjetër, pra PDSH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja”, deklaroi Thaçi.
Bakiu më pas theksoi se qëndrimet e opozitës janë të qarta dhe publike në fushatë, që koalicioni do të kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese për hapjen e rrugës së anëtarësimit në BE dhe heqjen e 20%.
Menduh Thaçi theksoi se Maqedonia e Veriut për t’i ikur destabilizimit të skajshëm, duhet të bëhet qeveria VMRO-DPMNE dhe Fronti Evropian, por siç u shpre “ne nuk do të sillemi me arrogancë ndaj VLEN-it dhe unë do të jem ai që do të angazhohem që edhe ata të jenë pjesë e koalicionit qeveritar”.
Shif nga minuta 1:18:10