SHBA ka fol shumë kohë para se të mbahen zgjedhjet. Ata shpallën “Non Grata” Merkon në njësin e 5 zgjedhore aty ku BDI e bën dallimin me vota duke kërcnuar e shantazhuar.
Ata i dhanë mesazh BDI-së që të ketë kujdes, por BDI injoroi SHBA-të dhe e mbajti në parti e funksion Merkon për vota.
Ata i refuzuan vizën për SHBA edhe Artan Grubit edhe Ali Ahmetit. E sikur kjo mos të mjafton, për shpëtim BDI futi në listë për deputetë edhe Menduh Thaçin “deri në vdekje-Non Grata”.
Ata nuk e morën mesazhin dhe u detyrua që ambasadorja e SHBA-ve tu a thotë në sy se janë të korruptuar, kanë instaluar epidemi korrupsioni në shtet dhe se korrupsioni i tyre është kancer i shteti dhe të ardhmes shoqërore.
Përsëri nuk u mjaftuan dhe në lista për deputetë futën penzionerë funksionarë të korruptuar dhe kriminel vetëm se të marrin imunitet dhe mos të ndikohen nëse shpallen “Non Grata” ose ndiqen panelisht.
SHBA foli edhe kur BDI duke e ndryshuar Kodin Penal e falën Gruevskin dhe deshtën ta rikthejn si hero. Dhe për fund SHBA foli kur ambasadorja e tyre në Gostivar te Arben Taravari e shijoi bakllavanë.

Një parti që se do SHBA nuk e duan as shqiptarët, prandaj edhe ikën te Kurto Dudushi e po presin te “telefoni kuq” që t’i thërret Putini. Puna e tyre ka mbaruar. Aq ishte!