Derisa po pritet ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskas, Lupço Palevski, ai i ka dërguar letër ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga. Në letrën e publikuar nga partia e tij “E Djathta” e që pretendohet se e ka dërguar Palevski i cili u arratis në Turqi, ai akuzon ministrin Lloga se nuk ka ndërmarrë asgjë për ekstradimin e tij, përshkak të periudhës zgjedhore.

Lupço Palevski, i akuzuar

“Ministër nuk keni bërë asgjë që të dal para organeve të përndjekjes, që të mund të mbrohem aktivisht, ajo është e drejta ime e pacënueshme. Kërkesa e partisë dhe detyrimi partnerit tuaj të koalicionit të më mbani largë nga Maqedonia në kohën e zgjedhjeve, ose thënë ndryshe është hipokrizi ‘progresive’ evropiane, por edhe shkelje e ligjit dhe të drejtat e mia elemntare njerëzore”.

Ai thotë se ka kërkuar të ekstradohet në Maqedoni, që prej ditës së parë pas arrestimit të tij në Turqi më 5 dhjetor 2023 dhe nga Gjykata në Balikesir ka kërkuar menjëherë të ekstradohet në Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, më 7 dhjetor 2023, Maqedonia ka dërguar kërkesë për ekstradimin e Palevskit në Turqi.

Ministri Krenar Loga dje në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se Maqedonia ka marrë njoftim nga Turqia se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve maqedonase për ekstradimin e Lupço Palevski-Palco.

Ljupço Palevski Palco akuzohet për vrasje të dyfishtë, të vajzës 14-vjeçare Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi./Shenja/