Burimet e vitaminës C mund të gjenden në shumë ushqime.
Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë që gjendet në shumë ushqime, veçanërisht në fruta dhe perime.
Jo vetëm limonët janë të pasur me të, por edhe agrumet e tjera, si portokalli dhe grejpfruti.
Gjithashtu, speci konsiderohet burimi më i madh i vitaminës C, duke siguruar deri në 95 mg të kësaj vitamine. Po ashtu edhe brokoli, spinaqi, speci dhe domatja. Frutat si dredhëzat, kivi dhe ananasi gjithashtu përmbajnë nivele të larta të vitaminës C.
Edhe adhuruesit e patates do të marrin vitaminën C. Një patate e pjekur e mesme në lëkurë ka rreth 20 miligramë vitaminë C.
Nevoja ditore për vitaminë C ndryshon në varësi të faktorëve të tillë si mosha, gjinia dhe gjendja shëndetësore. Rekomandimet e përgjithshme tregojnë një dozë ditore prej 65 deri në 90 miligramë për të rriturit.
“Më shumë se 1 g vitaminë C nuk duhet të hyjë në organizëm. Nëse marrim më shumë, presioni do të rritet, do të ketë dhimbje barku dhe në afat të gjatë – do të ketë gurë në veshka.
Marrja e vitaminës C, në doza më të larta se normalja, rekomandohet për personat e prekur nga sëmundje të ndryshme, pas një ndërhyrje kirurgjikale, për duhanpirësit e rregullt, për femrat të cilat marrin kontraceptivë dhe personat e moshës së tretë.
Vitamina C Është një antioksidant i fuqishëm, ndërsa mungesa e tij shoqërohet me shfaqjen e problemeve të ndryshme shëndetësore afatgjata, të tilla si infeksione, mavijosje të shpeshta, shërim të dobët të plagëve, anemi dhe skorbut.