Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë do ta mbikëqyrin procesin zgjedhor të 8 majit për parlamentaret dhe raundin e dytë të presidencialeve. Zgjedhjet e dyfishta do të ndiqen e dhe nga përkthyes dhe gazetarë të cilët do të përfaqësojnë media dhe organizata ndërkombëtare. 1078 vëzhgues do të jenë vendas ndërsa 921 prej tyre të huaj. Pjesa dërmuese e të huajve janë vëzhgues, 66 gazetarë dhe 85 përkthyes.

Misioni i OSBE/ODIHR-së ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë. Ndërkohë Shoqata për zhvillimin e shoqërisë dhe inovacione sociale “Vej kap” do të vëzhgon zgjedhjet me 752 përfaqësues.

Kuvendi i OSBE-së do të ketë 138 vëzhgues, ndërsa komisioni parlamentar i Këshillit të Evropës 33 vëzhgues. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vëzhgon procesin zgjedhor me 68 vëzhgues.

Organizatat vendase kanë publikuar edhe numrat e telefonit për denoncimin e parregullsive zgjedhore, presioneve, shantazheve, ndërkohë aktiv do të jetë edhe Komisioni i Prokurorisë Publike për ndjekjen eventuale të veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Monitorimi i zgjedhjeve të dyfishta ka ngjallur edhe interesin e 66 gazetarëve nga mediat ndërkombëtare si Rojters, Asosiejtid Press, Al Xhezeira dhe Fans Pres. /Alsat.mk