Në spitalin Klinik të Tetovës nuk punon aparati EHO, Demiri promovon muralet dekorative në fasadën e Spitalit.
Nga burime të besueshme të siguruara nga qytetarët e shtrirë në Spitalin Klinik të Tetovës, të cilët gjatë ditës së sotme kanë patur nevojë për kontrollim me aparatin EHO, mësojmë se e njëjta aparaturë ka qenë jashtë funksionit, me çka pacientët e shtrirë në spital janë detyruar që kontrollin me EHO ta kryejnë në klinikat private edhe atë duke paguar privatisht edhe pse të njëjtët gëzojnë sigurim shëndetsor.
Papërgjegjshmëria e drejtuesve të spitalit bashkë me ministrin Demiri është edhe më e madhe kur kjo udhëheqësi në vend që të kujdeset që të ofroi kushte më të mira dhe shërbime shëndetsore , merret me zbukurime të muraleve që shifen në foton me poshtë.