Gjykata Administrative mbrëmë i hodhi poshtë si të pabazuara të shtatë paditë e koalicionit “Fronti Evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.
Vendimet e Gjykatës Administrative konfirmojnë vendimet e KSHZ-së për rivotim në gjashtë vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Sipas Kodit Zgjedhor, nëse vendimi për rivotim në një vendvotim mund të ndikojë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KSHZ-ja do të organizojë rivotim 14 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, pra më 22 maj.