Drejtoria Hidrometeorologjik informon se sot do të kemi një pasdite me mot të paqëndrueshëm. Ata theksojnë se në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima lokale në formë stuhie, të cilat do të jenë afatshkurtër, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Sipas parashikimeve, gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Gatë pasdites së nesërme pritet të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Ky mot i paqëndrueshëm pritet të jetë deri ditën e mërkurë dhe se proceset do të jenë më intensive.

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK

“Mot i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të mërkurën, kryesisht pasdite me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullimë. Proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër, me erë të fortë, reshje të dendura të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër dhe dukuri të izoluar breshëri”.

Të enjten do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, kryesisht në zonat malore, ndërsa të premten sipas tyre, pritet stabilizim i përkohshëm i motit. Temperaturat do të jenë pandryshime të ndjeshme, ndërsa temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga tetë deri në 15 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale e ditës pritet të arrijë deri në 30 gradë celsius. /SHENJA/