Kryesia Qendrore sot vendosi që Ardonit Ismaili të ushtroj pozitën Drejtor i Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të Aleancës për Shqiptarët.

Ardoniti është i diplomuar me 2 çmime akademike si student më i suksesshëm i gjeneratës në Shkencat Politike në Universitetin e Evropës Juglindore dhe gjithashtu Master i Studimeve të Diplomacisë pranë të njëjtit Universitet. Ardoniti është projekt koordinator dhe merret me menaxhimin e projekteve të cilat bazë kanë zhvillimin e qëndrueshëm, në politikat publike në vend dhe në rajon, me theks të veçantë të politikave rinore.

Që nga viti 2021 Ardoniti është bursist i Fondacionit gjerman të qendrës së djathtë Konrad Adenauer.

Ardoniti është një ndër themeluesit e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët ndërsa nga sot do të ushtroj pozitën e Drejtorit të Qendrës Analitike dhe Hulumtuese të Aleancës për Shqiptarët e cila do të jetë bazë për zhvillimin e politikave të partisë.