Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar në një intervistë për Alsat-M se nuk ka koordinim politik me Ali Ahmetin dhe BDI-në, duke sqaruar se komunikimi me kreun e BDI-së zhvillohet në disa aspekte të tjera personale dhe profesionale.
“Me Ali Ahmetin dhe BDI-në nuk kemi ndonjë koordinim politik. Kemi komunikim personal në disa aspekte të tjera, shfrytëzojnë përvojën time si mjek etj. Por koordinim politik, ndonjë formë koalicioni apo bashkëpunimi politik nuk ka”, ka deklaruar Filipçe.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur raportet mes partive politike dhe mundësia e bashkëpunimeve të ardhshme mbeten pjesë e debatit politik në vend.

