Në Gjykatën themelore në Strugë është shtyrë seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko për furnizim të automobilit luksoz Audi A6 në vlerë prej 67 mijë eurove, për shkak të nevojës së kohës që gjykata t’i shqyrtojë propozimet e të akuzuarit dhe të mbrojtjes, raporton MIA.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 2 shtator me dëgjimin e rreth dhjetë dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, ndërkohë prokurori publik Nikolla Jolevski ka kërkuar dëshmitarët e mbrojtjes mos të merren parasysh, pasi nuk janë të qarta dhe krijojnë zvarritje.
“Mbrojtja dhe Prokuroria publike theksuan propozime lidhur me të cilat gjykata duhet të kontrollojë, posaçërisht lidhur me propozimin e mbrojtjes me të cilin gjykata kërkon të sjellë vendim në pikëpamjet të asaj se është vjetëruar ndjekja penale”, theksoi gjykatësja Nadica Mitreska.
Avokati i të akuzuarit Igor Petkoski kërkoi gjykata ta refuzojë aktakuzën, sepse, sipas tij, ka kaluar afati i aktakuzës.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, akuzohet se pa miratimin paraprak të Planit Vjetor për Prokurim Publik nga Këshilli i Komunës dhe në kushtet kur komuna kishte një llogari të bllokuar, ai ka blerë 4 automjete, përfshirë edhe veturën Audio A6 në vlerë prej gati 67 mijë euro.
Ai gjithashtu hetohet edhe për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorime tjera gjatë emërimit të drejtorëve në disa shkolla të Strugës. Në momentin që disa raste gjyqësore ndaj Merkos ishin të hapura, më 20 qershor 2023 Departament Amerikan i Shtetit e shpalli non grata, Ramiz Merkon.