Deputetja dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, ka deklaruar se koalicioni VLEN në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës është rreshtuar përkrah kandidatit shqiptar të AKI-së Aleancës Kombëtare për Integrim.
Në një paraqitje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve të televizionit Sitel, nga Komuna e Bërvenicës, ajo theksoi se VMRO-DPMNE dhe koalicioni „Maqedonia Jote“ në raundin e parë mbështetën kandidatin e tyre, Stojanço Radiçevski, ndërsa VLEN garoi me kandidat të vetin, për të vendosur në raundin e dytë mbështetjen për kandidatin e AKI-së.
“Ne, së bashku me koalicionin ‘Maqedonia Jote’, qëndruam pas kandidatit tonë, Stojanço Radiçevski, ndërsa VLEN në raundin e parë punoi për kandidatin e vet, kurse në raundin e dytë vendosi t’i bashkohet kandidatit të AKI-së“, deklaroi Stojanoska.

