Gjysmëfinalja e parë e UEFA EURO 2024 zhvillohet këtë të martë në Mynih, ndërsa Spanja përballet me Francën në atë që pritet të jetë një përballje magjepsëse.

Kampionati Evropian “Gjermani 2024” ka arritur në fazën e gjysmëfinaleve, me ndeshjen e së martës që përcakton finalistin mes Spanjës dhe Francës në Allianz Arena të Mynihut.

Sot (e martë) dhe nesër e mërkurë janë planifikuar ndeshjet gjysmëfinale, dhe nga ora 21:00 e mbrëmjes së sotme do të kemi mundësinë të ndjekim përballjen mes Spanjës dhe Francës.

Spanja, e prekur nga lëndime dhe pezullime të rëndësishme lojtarësh si Dani Carvajal dhe Pedri, do të përballen me një Francë të motivuar për të arritur në finalen e madhe.

Megjithatë, skuadra spanjolle ka më së shumti gola, pasi snjë lojtar francez nuk ka shënuar nga loja e hapur në Euro 2024.

Francezët kanë shënuar vetëm përmes dy autogolave ​​dhe penalltisë nga Mbappé . Spanja ka shënuar 11 herë.

Ndërkohë, Kylian Mbappe dhe skuadra e tij, megjithëse nuk kanë treguar formën më të mirë deri tani, mbeten një forcë e rrezikshme për skuadrën spanjolle.

Spanja, e cila po ndjek titullin rekord të katërt të Kampionatit Evropian, ka qenë perfekte në Gjermani. Ishte e vetmja skuadër që fitoi të gjitha ndeshjet e saj në grup, ndërsa Franca mori vetëm barazime kundër Polonisë dhe Holandës pas një fitoreje të ngushtë ndaj Austrisë.

Me 66 mijë tifozë pritet një spektakël emocionues i futbollit evropian.

Fituesi do të luajë me Anglinë ose Holandën në finale të dielën në Berlin. Gjysmëfinalja e tyre është të mërkurën.