E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeBDI: Mbështesim rritjen e pagës minimale në 450 euro

BDI: Mbështesim rritjen e pagës minimale në 450 euro

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka theksuar se mbështet rritjen e pagës minimale në 450 euro.

“BDI gjatë gjithë periudhës derisa ka qeverisur me vendin ka dëshmuar se mbështet rritjen e pagave të punëtorëve, respektivisht pagën minimale. Këtë e dëshmon rritja e pagës minimale veçanërisht në 7 vitet e fundit, ku kemi rritje mbi 100% të pagës minimale, pavarësisht të përballjes me krizën botërore COVID-19 dhe krizën energjetike. BDI gjithmonë në Programën e vet një ndër prioritetet kryesore e ka ngritjen e standartit jetësor të qytetarëve. Andaj, BDI e mbështetë pa asnjë dyshim kërkesën e LSM-së, të cilët kërkojnë që të ardhurat e punëtorëve të jenë së paku 450 euro, në vend të 370 eurove të tanishme”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.(INA)

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments