Kreu i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar ndihmën e mërgimtarëve në furnizimin me një kamion për mbeturina.
Dudush kërkon nga mërgimtarët që t’i gjejnë një kamion me çmim të lirë, pasi siç shkruan, atë që e ka komuna, është drejt fundit.
Ndërkaq, në komente janë shpërndarë fotografi nga mbeturinat në këtë komunë. Disa prej komentuesve thonë se komuna duhet ta realizojë blerjen me para të veta, ndërsa të tjerë propozojnë që të mblidhen para nëpër xhami, që të blihet kamioni.
“Një lutje për mërgimtarët që jetojnë në BE. Nëse iu bie në dorë ndonjë kamion i mbeturinave me çmim të mirë, më shkruani. Atë që e kemi, është kah fundi”, ka shkruar Dudush.