E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeDëmtohet Alvaro Morta, alarm te Milani

Dëmtohet Alvaro Morta, alarm te Milani

Lajm tronditës për Milanin dhe trajnerin Paulo Fonseka, që në transfertën e së shtunës kundër Parmës do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit Alvaro Morata.

 

Sulmuesi spanjoll, që gjeti golin në sfidën debutuese me fanellën kuqezi në “San Siro” kundër Torinos do të duhet të ndalet dhe të qëndrojë disa ditë pushim për shkak të një problemi muskulor. Gjendja e tij do të monitorohet në të ardhmen, kur të kryeje disa ekzaminime më të detajuara.

Morata në fakt nuk ishte në formën më të mirë fizike që për Torinon, por mënyra se si shkoi ndeshja bëri që trajneri Fonseka ta rrezikonte. Kjo gjë ka kushtuar shtrenjtë sepse ai rrezikon që të humbasë sfidën e së shtunës kundër Romës dhe atë kundër Lacios.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments