Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, e ka quajtur populizëm gjuhën që përdorë kryetari i partisë ZNAM, kundër koalicionit VLEN dhe përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare në institucionet shtetërore, shkruan gazeta LAJM.
“Unë besoj që kjo është populizëm i pastër. Besoj që këto janë përpjekje për të poentuar politikisht duke shfrytëzuar ndoshta ndjeshmëritë në pjesë të caktuara të shoqërisë tonë. Besoj që këto nuk i ndihmojnë punës që kemi si Qeveri. Kemi shumë punë për të bërë dhe nuk është momenti kur ne duhet të kthehemi në tema të tilla dhe të hedhim benzin mbi zjarr. Përdorimi i flamujve në institucione rregullohet me ligj. Flamujt shqiptarë, flamujt tonë vazhdojnë të jenë në zyrat tona si ministra, drejtorë, zv.drejtorë të VLEN-it dhe do jenë aty në vazhdimësi”, tha Fetai./Gazeta LAJM