Në debatin për atë se kujt i takon Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravarit apo Ziadin Selës është përfshirë edhe deputeti i zëshëm, Halil Snopçe.
Përmes një reagimi deputeti Snopçe thekson se nuk do kthehet të komentoj vërtetësinë dhe realitetin në lidhje me historikun e legjitimitetit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët sepse gjithë e dinë dhe se e vërteta është si Luani dhe ajo nuk mposhtet.
“Kur i lexoj reagimet dhe statuset nga pala e ish bashkëpartiakëve nga Aleanca për Shqiptarët dhe që tani janë pjesë e Frontit Europian, atëherë më vjen keq që në një periudhë të caktuar të veprimtarisë politike paskam qenë pjesë e një teatri falco ku një pjesë të bashkëaktorëve paskan qenë me maska, ndërsa unë jam munduar të luaj me fytyrën time të vërtetë”, thotë Snopçe në reagimin e tij.
“Nuk do kthehem të komentoj vërtetësinë dhe realitetin në lidhje me historikun e legjitimitetit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët sepse gjithë e dimë.
Unë jam nga ato që e di më së miri.
Por, këtu vetëm do të shkruaj një thënie që thotë:
E vërteta është si Luani.
Nuk ka nevojë ta mbrosh.
Lëre që të humb, por përsëri ajo vet e mbron veten”, përfundon reagimi i Snopçes.