E mërkurë, 2 Prill, 2025
Google search engine
BallinaLajmeXherdan Shaqiri kthehet te Baseli, Albian Ajeti shënon gol

Xherdan Shaqiri kthehet te Baseli, Albian Ajeti shënon gol

Xherdan Shaqiri është rikthyer te Baseli pas 12 vjetësh, ku me inkuadrimi i tij në fushë në minutën e 66-të, ylli i futbollit botëror u prit me duartrokitje nga mbi 30 mijë shikues në “St. Jakob-Park” në Basel.

Baseli fitoi me rezultatin 2-0 të dielën ndaj Yverdonit, duke gjetur formën, pasi kjo është fitorja e tretë me radhë.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Albian Ajeti që në minutën e tetë, ndërsa kompletoi takimin.

Nga minuta e parë u paraqit edhe Benjamin Kololli, por ai u zëvendësua në minutën e 66-të.

Taulant Xhaka u inkuadrua në vend të Leon Avdullahut në minutën e 86-të. Dion Kacuri luajti në pjesën e parë për Yverdonin. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments