Forcat mbrojtëse ajrore ukrainase i kanë rrëzuar rreth 15 dronë rusë dhe disa predha afër Kievit gjatë sulmit të fundit.

“Gjithcka që ka fluturuar drejt kryeqytetit të Ukrainës është shkatërruar”, ka thënë administrata ushtarake e kryeqytetit.

Rusia shënjestroi Ukrainën me një tjetër valë sulmesh brenda natës, ku zyrtarët ukrainas raportuan për së paku katër të vdekur, shkruan BBC-ja.

Eksplodime janë raportuar në rajonet e Kievit, Sumyt, Khmelnytskyt dhe Mykolayivyt.