“ Në Serbi, Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen. Lista e studentëve fitoi shumicën absolute në zgjedhje, ndërsa në rrugët e qyteteve anembanë Serbisë nisën festimet. Tingëllon e njohur?”, shkroi Magyar.
Sipas projeksioneve të para të rezultateve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, lista “Studentët fitojnë” siguroi 52 për qind të votave dhe 138 mandate, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” mori 39,3 për qind të votave, që përkthehet në 104 mandate.

