Akuza për mashtrime si pasojë të situatës së inkriminuar në të cilën ndodhen, ka drejtuar kryetari i ASH-së Arben Taravari BDI-së pas shkrimit të një dite më parë të kreut të integristëve Ali Ahmeti i cili fton elitat politike të vetëdijësohen për përgjegjësinë që kanë në ndërtimin e shtetit. Taravari në reagimin e tij shkruan se e keqja e këtij populli ka qenë prezente 22 vite duke aluduar në BDI-në, për të cilët thotë se do të mbartin përgjegjësi.

“BDI-ja nxit propaganda absurde, të cilat pretendojnë që me një shkop magjik të rregullojmë një shtet që është shkatërruar për 22 vjet! Ata e dinë sa shumë kanë abuzuar dhe ata e dinë se Drejtësia i pret. Ky shtet ka shumë punë. Ne jemi të vendosur që të kryejmë detyrat tone me vetmohim por ndërkohë tani është koha t’i tregojmë BDI-së dhe të gjithë atyre që e kanë masakruar këtë shtet, se është koha të mbani Përgjegjësi!”, shkruan Taravari në rrjetet sociale.