Pothuajse 4 vite pa asnjë përditësim hardueri, versioni i ri i AirPods Max është prezantuar nga Apple ditën e djeshme dhe përditësimi kryesor i tij është zëvendësimi i portës Lightning me USB-C.
Ndërsa Apple gradualisht është distancuar nga porta Lightning që prezantoi 12 vite më parë dhe AirPods kanë qenë një prej produkteve të fundit që i jep lamtumirën konektorit.
Apple ka prezantuar një kasë USB-C për AirPods Pro 2 vitin e kaluar si një mënyrë me kosto të përballueshme për të përditësuar pa zëvendësuar plotësisht kufjet.
Por përdoruesit e AirPods Max duhet të zëvendësojnë plotësisht kufjet e tyre për të marrë USB-C.
Kufjet e reja mund të porositen që prej ditës së sotme në disa ngjyra të reja si zezë, vjollcë dhe portokalli për 549 dollarë ndërsa janë në shitje prej 20 Shtatorit. /PCWorld Albanian