as takimit të mbajtur sonte në fshatin Gallatë, nga popullata vendase bëhet me dije se distancohen nga situata me kishën e “Shën Petka”, e cila gjendet në atarin e Gallatës, në lokalitetin “Burimet e ngrohta”. Banorët e Gallatës theksojnë se situata e përgjithshme duhet të zgjidhet përmes institucioneve kompetente, në përputhje me ligjet në fuqi.
“Popullsia e Gallatës distancohet nga situata në lidhje me kishën e Shën Petka. Në Gallatë dhe komunën e Vrapçishtit, si popullatë lokale, nuk do të lejojmë tensione ndëretnike dhe urrejtje fetare, sepse diçka të tillë nuk ka pasur as në të kaluarën. Të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe ligjore, pa nxitur urrejtje dhe tensione”, thuhet në njoftimin e popullatës së Gallatës.
“Mbanin shtylla hekuri, thonin fjalë të pahijshme” – Resmije Musa tregon çfarë ndodhi me banorët për Kishën në Toplicë
ASH-Sela: Isen Shabani ndaloi punimet ilegale në kishën e Gallatës, VMRO nxit tensione dhe destabilizim
MPB del me detaje për rastin e Kishës “Sveta Petka” në Toplicë, dje kishin kryer kontrolle në terren…