Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësshefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, kanë nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë pllakës memoriale që ndodhet në oborrin e Qeverisë së Kosovës, e cila u vendos në vitin 2019 për të nderuar kujtimin e afër 3,000 viktimave të asaj dite tragjike.