(Me shkas)
Gjykata Kushtetuese sipas kushtetutës është organ i Republikës, por nuk është instancë në kuadër të sistemit gjyqësor.
Vendimet e gjykatës kushtetuese sipas parimit të legalitetit janë përfundimtare dhe të obligueshme për zbatim nga organi që ka sjellë aktin përkatës, POR JO EDHE TË PAKOMENTUESHME NGA OPINIONI DHE FELA, madje mund të atakohen me argumente.
Gjykata Kushtetuese (si organ jo si përbërje nga gjyqtarët sepse ka patur, ka aktualisht dhe do të ketë gjyqtar me dije dhe integritet) disa herë ka sjellë vendime paradoksale madje pati rast kur për një çështje në afat prej dy muash solli dy vendime të kundërta ishte ky vendimi për vetshpërbërjen e kuvendit.
Gjyakat Kushtetuese e RMV ka funksionuar sipas Rregullores të sjellur më 1992 vj. e nga 1 shtatori sipas AKTIT të Gjykatës Kushtetuese të cilën e sjellë vet gjykata;
Në RMV pra nuk ka LIGJ për punën e Gjykatës Kushtetuese, por AKT të saj.Nga pavarësimi e këndej kjo gjykatë ka shqyrtuar Ligjshmërinë dhe Kushtetushmërinë me VETINICIATIVË të saj aq herë sa mund të numërohen në gishta;
Kjo Gjykatë e ka humbur kredibilitetin sidomos për faktin se edhe kur Kuvendi ka sjellë Ligj (dispozitë) me të cilën shtetit i është mundësuar të bëjë PËRGJIM pa vendim gjyqësor ka HESHTUR.
Me qindra iniciativa për miratimin e Planeve Urbanistike duke i shkelur procedurat ligjore i kanë shqyrtuar me VONESA maramendëse me muaj dhe vite me qëllim që ,mafija urbane dhe oligarkët, të kenë mundur ti realizojnë ndërtimet për bizneset e tyre, krejt kjo me ndikim të politikës. Shumica janë anuluar apo abroguar për shkak të shkeljeve të procedurave me të cilat kanë rënë në kundërshtim me dispozita të kushtetutës por pasi që ato në ngastrat ndërtimore të ishin realizuar;
Kjo gjykatë jo çdoherë ka proceduar REFERATET në afat prej tre muajve siç ka notuar Rregullorja madje edhe Akti aktual në fuqi.
Çuditërisht kjo gjykatë ka shqyrtuar me shpejtësi maramendëse iniciativat madje edhe me vetiniciativë për çështjet me të cilat është atakuar barazia e shqiptarëve. Shqyrtimet sensitive të fundit (2024) kanë të bëjnë me iniciativa që janë mbajtur në sirtarë nga dz,tre apo katër vite.
Dhe ajo që është më dramatike ky organ nga pavarësimi si të gjitha të tjerat ka qenë i NDIKUAR ashiqare nga politika.
Këta gjyqtarë marin paga të majme por pak lexojnë dhe fare pak punojnë, thjeshtë janë shndëruar në byrokrat në kushte luksoze.
Dhe për fund, Gjyqtarët e kushtetutës në botën demokratike trajtohen si RROJTARË TË KUSHTETUTËS, por teoria më e re në jurisprudencë për të cilën akoma nuk ka konstatim përfundimtar është dilema se KUSH DO TË NA MBROJË NGA KËTA RROJTARË ??
(Qenan ALIU)