Kryeministri hungarez Viktor Orbán, së bashku me një delegacion nga Qeveria hungareze, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.
Hungaria aktualisht kryeson BE-në dhe Orban është gjithashtu president i Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit.
Kryeministri Hristijan Mickoski, siç informojnë nga zyra e shtypit e qeverisë, të premten në vilën e kryeministrit në Ohër do të ketë takim zyrtar kokë më kokë me homologun e tij hungarez, ndërsa në kuadër të vizitës do të ketë dhe një sërë takimesh bilaterale.
Në margjina të vizitës dyditore është paraparë shëtitje në Ohër, vizitë në kishën e Shën Mërisë, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naum, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Kirilit dhe Metodit në Ohër.