Imami i një xhamie në Bolonja, Zulfiqar Khan, është dëbuar këtë të martë nga Italia pasi ka shprehur mbështetjen e tij për lëvizjen palestineze Hamas, raporton Ansa.
Khan, i cili është shtetas pakistanez, është dërguar në stacionin policor, ku i është thënë se do të deportohet.
Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi nënshkroi një dekret për dëbimin e Khan nga territori italian për të garantuar sigurinë kombëtare, pasi u njoftua se imami shprehte një ide fundamentaliste për konceptin e xhihadit dhe, ndër të tjera, lartësoi martirizimin dhe veprën e muxhahidëve në konflikti izraelito-palestinez, duke shprehur mbështetje për Hamasin.
Avokati i Khan, Francesco Muro, e karakterizoi këtë vendim si një simbol të “kthimit në kohën e shtetit policor dhe ndjekjes penale të krimeve të mendimit”.