8 C
Tetovo
E shtunë, 21 Nëntor, 2026
BallinaLajmeBotaAs Zvicra nuk i shpëton pakënaqësisë sociale, 40 mijë njerëz në rrugë...

As Zvicra nuk i shpëton pakënaqësisë sociale, 40 mijë njerëz në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës

Rreth 40 mijë qytetarë, kryesisht të rinj dhe studentë, dolën të premten në rrugët e qyteteve kryesore të Zvicrës për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës, shkurtimet buxhetore dhe politikat e riarmatimit ushtarak. Protestuesit kërkuan që qeveria t’u japë përparësi arsimit, mbështetjes sociale dhe mbrojtjes së mjedisit, ndërsa demonstratat në Cyrih dhe Lozanë u shoqëruan me përplasje mes policisë dhe pjesëmarrësve.

Zvicra, një nga vendet me nivelin më të lartë të jetesës në Evropë, është përballur me një valë protestash që ka nxjerrë në pah pakënaqësinë e një pjese të popullsisë ndaj kostove të përditshme, politikave të kursimit dhe rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments