Deputeti i koaliconit VLEN i ftuar në emisionin Daily Click ku po diskutohet për aktuelitetin politik konsideroi se për 100 ditë të Qeverisjes ka rezultate të mira. Shaqiri tutje tha se koaliconi VLEN ka bërë prezentimin e punëve të realizuara për 100 ditë dhe punëve të cilët janë në realizim e sipër.

“Qeverisja ka rrjedh mirë edhe për kundër ndoshta problemeve të vogla. Por nuk do të thotë se janë probleme substanciale që dëmtojnë imazhin e politik bërjes.

Çdo herë mundet më mirë, por nuk dmth se është një rezultat i keq. Ne kemi bërë prezentimin e punëve të arritura dhe punëve të cilët janë në fazë të realizimit dhe konsideroj se për 100 ditë ka rezultate të kënaqëshme”, tha Rijad Shaqiri – deputet i VLEN.