Është kënaqësi dhe nder për mua që sot me ftesë të kryetarit të komunës këtu në komunën e Bërvenicës kam mundësinë të marr pjesë në projektet e përfunduara në fushën e infrastrukturës rrugore të cilat janë premtuar dhe folur në dekadat e kaluara, por fatkeqësisht asnjëherë nuk janë përfunduar.
Ja tani ky kryetar i komunës, së bashku me këtë administratë komunale, me këtë këshill i cili përkrah punën e Jovicës mund të krenohet sepse premtimet e bëra me dekada më në fund u realizuan dhe më në fund banorët e këtij vendbanimi në Komunën e Bërvenicës do të kenë mundësi të ndjejnë dhe shohin atë që prisnin prej dekadash dhe të jenë në gjendje të gëzojnë rehati më të mirë në jetën e tyre.
Pjesa tjetër që përmendi kryetari janë projekte që janë realizuar ose do të realizohen në periudhën në vijim, diçka që nuk ka ndodhur deri më tani në historinë e Komunës së Bërvenicës.
Gjithashtu, këtu janë edhe projektet që do të financohen nga shteti, projekte me vlerë prej rreth 37 milionë denarë dhe janë për të gjitha vendbanimet në tërë Komunën e Bërvenicës. Po e përsëris, kënaqësia është e madhe kur përmbush diçka për të cilën qytetarët kanë nevojë.
Shfrytëzoj rastin që edhe një herë ta përgëzoj kryetarin e komunës, ta falënderoj për gjithçka që bën për banorët e Komunës së Bërvenicës, atë, deputetët që vijnë nga rajoni i Pollogut, këshilltarët në Komunën e Bërvenicës dhe natyrisht administrata e cila është duke e mbështetur punën si të Këshillit ashtu edhe të kryetarit të komunës dhe të uroj edhe shumë projekte të tilla.