Ndonëse tha se ka probleme me shpronsimin dhe ekzistojnë dyshime për manipulim në shpronsim në rrugën Shkup-Bllacë, zv/drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Nazim Taipi tha se kjo duhet të procesohet, ndërsa projketi duhet të rishqyrtohet. E sa i përket ndërtimit, Taipi tha se nuk ka kthimm mbrapa, rruga Shkup-Bllacë do të bëhët.

“Si çdo kund tjetër edhe aty kemi probleme me shpronësimet, ka edhe dyshime për manipulime me shpronësimet pro këto janë dyshime që duhet të procesohen dhe të shihet e vërteta e tyre. Siç thash, projektimi që e kishim duhet të rishqyrtohet, jemi në fazën e rishqyrtimit të projektit por unë dua të konstatoj se kjo rrugë do të ndërtohet. Nuk ka kthim mbrapa nga ndërtimi i kësaj rruge. Është edhe vullneti ynë si pjesë e qeverisë dhe çka është e rëndësishëm, mjetet e ndara janë të destinuara për këtë rrugë dhe nuk mund të destinohen në ndonjë projekt tjetër”, tha Nazim Taipi në Daily Click.