Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, të shtunën ka thënë se policia në Beograd ka arrestuar një shtetas të Zvicrës, i cili, sipas ministrit serb, në sheshin “Nikola Pashiq” ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa një tjetër që dyshohet se ka qenë në rolin e fotografit është duke u kërkuar.

Personi i arrestuar është B.C. 32 vjeç.

Ndërsa personi i kërkuar G.V. 33 vjeç, po ashtu shtetas i Zvicrës, është shpallur në kërkim.

“Puna e mëtutjeshme për këtë rast vijon”, ka thënë Daçiq, raporton “N1”.