Pas një pritjeje të gjatë prej dy dekadash, më në fund po zgjidhet çështja e objektit për gjimnazin “Sami Frashëri” dhe paralelet në gjuhën shqipe në SHMT “Naçe Bugjoni” në Kumanovë.

Ky është një projekt i financuar nga qeveria, ndërsa komuna ka përgatitur projektin, dokumentacionin teknik dhe lejen e ndërtimit. Huzeir Mustafi nga Aleanca për Shqiptarët shprehet se ky investim nuk është më një premtim elektoral, por një realitet që po e ndjejnë të gjithë banorët e Kumanovës.

“Çështja e objektit për gjimnazin ‘Sami Frashëri’ dhe paralelet në gjuhën shqipe të SHMT ‘Nace Bugjoni’ nuk është më një temë fushate apo një premtim i pambajtur, por një ëndërr dy dekadëshe që po realizohet. Puna po vazhdon me intensitet, dhe të gjithë e presim me padurim përfundimin, i cili do të shënojë një fillim të ri dhe të rëndësishëm,” deklaroi Mustafi.