Elon Musk po përpiqet të detyrojë gjykatën të ndalojë kalimin e OpenAI në një entitet fitimprurës, tregon një dosje e re.
Në një mocion të paraqitur të premten, avokatët e Musk i kërkuan Gjykatës së Qarkut të SHBA për Qarkun Verior të Kalifornisë që të lëshonte një urdhër kundër OpenAI, duke e penguar atë të përfundonte kalimin e saj nga një kompani jofitimprurëse në një kompani fitimprurëse, përcjell Telegrafi.
Nëse pranohet, kërkesa për një urdhër ndalimi do të pengonte tranzicionin fitimprurës të OpenAI dhe do ta detyronte kompaninë të ndalonte partneritetin e saj me Microsoft.
Musk dhe CEO i OpenAI Sam Altman ishin pjesë e një grupi figurash të Silicon Valley, të cilët bashkëthemeluan ose ndihmuan në financimin e OpenAI në 2015 si një organizatë jofitimprurëse.
Musk investoi midis 45 dhe 50 milionë dollarë në kompani, tha CEO i Tesla për CNBC vitin e kaluar.
Në shtator, OpenAI – tani me vlerë më shumë se 150 miliardë dollarë – njoftoi se planifikonte të ristrukturohej në një entitet fitimprurës gati një dekadë pas lansimit.